
Javën e ardhshme nis Kampionati i Kategorisë Superiore
16/08/2014 11:09 AMSektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, njofton klubet, median dhe opinionin futbolldashës se të shtunën, më datë 23 dhe të dielën më datë 24 gusht, do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë, të Kategorisë Superiore. Dy nga këto takime do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa tre prej tyre të dielën. Ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit kombëtar, do të zhvillohet, sipas traditës, në takimin që kampionët e Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut do të zhvillojë kundër Elbasanit, në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ditën e shtunë ora 17.00.
Ja si do të luhen ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore:
















