Java e 13-të e “Abissnet Superiore”/ Teuta mund Vllazninë, Egnatia ngjitet në krye të renditjes - FSHF

Java e 13-të e “Abissnet Superiore”/ Teuta mund Vllazninë, Egnatia ngjitet në krye të renditjes

Ndeshja Flamurtari – Vora uli siparin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Vlonjatët barazuan në shtëpi me Vorën me rezultatin 1-1.

Egnatia mundi Tiranën minimalisht 1-0 në “Selman Stërmasi”. Rrogozhinasit, falë këtij triumfi, u ngjitën në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa AF Elbasani, që barazoi 0-0 me Partizanin në “Elbasan Arena”.

Me barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja Bylis – Dinamo City.

Teuta mori një fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, pasi mundi Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.

Durrsakët renditen në vendin e katërt me 21 pikë.


Duke kontrolluar karten...