Ne Kampionatin e shkollave te mesme Goal Europe, i cili ka nisur më 15 Prill 2016 në 6 rajone Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Korçë and Shkodër kanë marë pjesë mbi 500 fëmijë të cilët kanë zhvilluar rreth 30 ndeshje. 28 skuadra të shkollave të mesme kanë marë pjesë në kampionat, duke u ndeshur si fillim mes skuadrave të cdo rajoni për të zgjedhur ekipin kampion të tij. Kampionati vijoi më pas mes ekipeve kampion për të arritur në finalen e 11 majit , diten e sotme në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ekipet e shkollave të mesme “Janaq Kilica” Fier dhe “Besnik Sykja” Tiranë, ishin dy skuadrat që u perballen sot. Kupen e fitoi shkolla “Janaq Kilica” Fier me penallti me rezultatin (7-6), koha e rregullt perfundoi me rezultatin e bardhe 0-0.

















