JA TOPAT ZYRTARË TË SEZONIT TË ARDHSHËM - FSHF

JA TOPAT ZYRTARË TË SEZONIT TË ARDHSHËM

Siç edhe jeni në dijeni FSHF para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore e deri tek ajo amatore, përkatësisht, deri në femijët e moshave
7-vjeçare. Topat do të jenë të branduar me logot e kompeticioneve. Sot i’u ripërcjellim edhe brandimin final të TOPAVE, tashmë të konfirmuar që do të përdoren në Garat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por edhe Topin zyrtar të FSHF-së. Topi i Kategorisë Superiore dhe kategorisë së parë do të ketë çerfifikimin përkatës FIFA-Pro, i cili është niveli më i lartë i aprovimit të topave.
Ndërsa topat e stërvitjes do të kenë çertifikimin e FIFA-IMS (International match Standarts). Topat do ti shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm 2017 -2018. Sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit.

kategoria pare

kategoria


Duke kontrolluar karten...