Ja, rivalet e Shqiperise ne grupin G - FSHF

Ja, rivalet e Shqiperise ne grupin G

Kombetarja shqiptare e futbollit ka njohur kundershtaret e saj ne grupin G eliminator te Kampionatit Boteror Rusi 2018, pas shortit te hedhur ne Shen Peterburg te Rusise. Ata do te jene njohje te reja dhe te vjetra per futbollin shqiptar, ne historine e tij te eliminatoreve ne Kampionate Boterore. Skuadra te medha me emer ne Europe dhe ne Bote, e te tjera qe synojne ngjitjen. Kundershtaret e Shqiperise do te jene Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni.

Spanja, koka e grupit G, pavaresisht deshtimit te fundit ne Kampionatin Boteror te Brazilit, zhvilluar vjet, mbetet nje nga fuqite me te medha te futbollit ne bote. Jo thjesht se eshte tre here kampione europe me 1964, 2008 dhe 2012 por edhe se eshte shpallur kampione bote me 2010 ne Afriken e Jugut. Kampionati spanjoll, sot vleresohet si nder me te rendesishmit ne kontinent dhe ka brenda vetes mjaft talente me emer ne futbollin boteror. Me Spanjen, Shqiperia eshte ndeshur ne grup per eliminatore disa here nga 1986 deri ne 1993.

Italia, eshte endrra e vjeter e shqiptareve per nje perballje ne grup, gje e cila nuk ka ndodhur kurre me pare. Jemi ndeshur deri ne nivelin e ekipeve te moshave ku spikatese ka qene ballafaqimi i vitit 1983 ne cerekfinalet e Kampionatit Europian. E vetmja miqesore eshte zhvilluar ne Gjenove, ne netor te vitit te kaluar ku italianet fituan 1-0 me gol te shenuar ne minuten e 87. Italia, kater here Kampione e Botes dhe nje here e Europes, konsiderohet nje fuqi e futbollit Boteror. Te dyjave skuadrave do tu duhet te luftojne shume me njera tjetren per te siguruar te vetmin vend qe te çon direkt ne Boteror. Cdo hap fals ndeshkohet.

Izraeli, prej vitesh po ben perpjekje per te qene nje skuader kompetitve pavaresisht se e ka patur te veshtire. Rritja e futbollit te ketij vendi, shihet ne menyre te vecante tek niveli i perfaqesimit te klubeve te tyre. Eshte nje skuader pragmatiste, qe luan fort dhe synon te tregoje se futbolli i ketij vendi eshte rritur. Logjikisht, shikon Shqiperine si rivale te drejteperdrejte.

Me Maqedonine, nje rivalitet qe vjen nga fqinjesia dhe pozicioni gjeografik. Futbollin e ketij vendi, Shqiperia e njeh mire per shkak te ballafaqimeve me skakuadra te te gjitha niveleve. Vitet e fundit pavaresisht perpjekjeve qe kane bere nuk kane arritur asnjehere qe te jene ne nivele pretendimesh. Sidoqofte ballafaqimet me Maqedonine priten te jene te mbushura me rivalitet.

Lihtenshtejni, konsiderohet nga te gjithe, si skuadra me e dobet e ketij grupi por rritja qe i kane bere futbollit ne te gjitha nivelet, ben te kuptosh, se asaj i pelqen ky rol i nenvlehtesuar. Luajne nje futboll te forte dhe mjaft te disiplinuar nga ana taktike. Kjo, pavaresisht inferioritetit teknik, i ben te rrezikshem ne rast nenvlehtesimi.

Shqiperia, ka marre pjese per here te pare ne eliminatoret e Kampionatit Boteror Anglia 1966. Goli i pare ne keto eliminatore eshte shenuar nga Robert Jashari, lojtar i njohur i Partizanit dhe kombetares ne Belfast ne vitin 1965. Ajo ndeshje perfundoi me rezultatin 3-1 per Irlanden e Veriut.


Duke kontrolluar karten...