Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se biletat per ndeshjen miqesore “Itali – Shqiperi” e cila do te luhet ne Genova, Itali, ne stadiumin Luigi Ferraris, do te jene te disponueshme prane FSHF-se nga data 10 Nentor, ora 13.00.
Sektori i biletave per tifozerine shqiptare eshte ai i ilustruar ne figure ne sektoret OL3 e TL5. Cmimi i biletes eshte 10 euro.
Gjithashtu, per te gjithe tifozet shqiptare qe duan te ndjekin ndeshjen ne sektorin e dedikuar per tifozerine shqiptare, FSHF ka mundesuar nepermjet Federates Italiane aktivizimin e nje sporteli te dedikuar per tifozerine Shqiptare.
FSHF njofton te gjithe te interesuarit se kusht i domosdoshem per blerjen e biletes eshte ai i paraqitjes se nje dokumenti identifikimi dhe dhenia e informacioneve te metejshme: Emer, Mbiemer, datelindje, gjini, vendlindje.
Cmimi i biletes eshte i vendosur nga Federata Italiane dhe FSHF nuk do te shtoje asnje kosto tjeter per tifozet shqiptare qe do te duan te marrin pjese ne kete event.
Keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem prane FSHF-se dhe ne asnje rast te mos paguajne asnje kosto ekstra per keto bileta, pasi cdo cmim tjeter do te ishte nje abuzim dhe shkelje ligjore per te cilin FSHF nuk mban asnje pergjegjesi.
Federata Shqiptare e Futbollit

















