Interviste trajneri i Ekipit tone Kombetar U-19: “Pergatitjet vazhdojnë” - FSHF

Interviste trajneri i Ekipit tone Kombetar U-19: “Pergatitjet vazhdojnë”

Pas fitores ne ndeshjen e kaluar kunder Ekipit te Kroacise, vazhdojne pergatitjet e Kombetares sone U19 ne vijim te turneut miqesor i cili po zhvillohet keto dite ne Austri. Per me shume informacion mbi kete turne, gjendjen dhe pergatitjet e skuadres sone atje, trajneri i saj, Foto Strakosha tregon ne nje interviste.

Si mund ta klasifikoni këtë fitore të parë në këtë turne miqësor?

Me disa veshtiresi fillestare, pasi shumica e ekipeve te te rinjve sapo kane filluar fazat pergatitore. Disa lojtare jane te demtuar, disa te tjere nuk u lejuan te merrnin pjese ne grumbullim. Gjithsesi, besoj deri diku ia kemi arritur qellimit  tone per kete turne duke bashkangjitur keto dite seancat stervitore dhe ndeshjet miqesore. Puna ka qene e pelqyeshme ne pergjithesi, por ka ende shume per te bere. Patem nje paraqitje te mire ne ndeshjen e pare dhe tani jemi duke u pergatitur per ndeshjen e dyte.

 Pavarësisht fitores, a jeni i kënaqur nga skuadra dhe lojtarët?

Kjo fitore nuk do te thote gjithcka per ne. Ne perpiqemi qe te permiresojme menyren e lojes, por gjithsesi kjo eshte e bashkangjitur edhe me rezultatin dhe per keto arritje po punojme.

Te gjithe çunat, te gjithe lojtaret perpiqen te japin maksimumin, por ka vend per te deshiruar akoma me shume. Ka shume pune ende per te arritur te pergatitur ne momentin deciziv, ate perpara ndeshjeve zyrtare. Duhet shume pune dhe durim per te arritur rezultatet e deshiruara.

A ka emra/elementë në këtë skuadër që mund të dallohen dhe që mendoni se do t’i shërbejnë ekipeve të tjera U21 dhe Kombëtares?

Them se ka mjaft elemente pozitive qe mund te predentojne per te ardhmen, por nuk duhet te nxitohemi per te tejkaluar moshen dhe etapat e tyre te pergatitjes dhe pjekurise. Kam bindjen e plote qe ne kete profesion ka te beje mbi te gjitha karakteri i futbollistit. Mosha decizive por edhe delikate nga U19 deri te Ekipi i Pare duhet te perfshije edhe pergatitjen e mire te karakterit te nje profesionisti i cili duhet te jete i dedikuar, kembengules dhe mbi te gjitha bashkepunues.

Ndeshja tjetër eshtë ajo me Azerbaixhanin. Mund të synojmë për fitore dhe pavarësisht rezultatit, çfarë përgjigjeje prisni nga skuadra?

Po pergatitemi per ndeshjen e radhes po me te njejtin qellim, synim: te mundim te tregojme nje ekip kompakt, loje te sakte te bukur, patjeter dhe pse jo, e bashkangjitur kjo me rezultatin pozitiv.


Duke kontrolluar karten...