Incidenti në Fan zone - FSHF

Incidenti në Fan zone

FSHF dëshiron të informojë të gjithë të interesuarit në lidhje me incidentin e shumëfolur dhe keqinformimin që po qarkullon së fundmi mbi vjedhjen ditës së sotme.

Në dyqanin zyrtar të FSHF-së ngritur në Fan Zone në Sheshin Nënë Tereza, dy adoleshentë kanë vjedhur dy bluza të Kombëtares të cilat kanë qenë të ekspozuara në këtë pikë shitjeje.

Dy autorët janë kapur shumë shpejt nga forcat e shërbimit security ARB në Fan Zone.

Edhe nga bilanci menjëherë pas inventarit, konfirmohet e njëjta sasi objekt i këtij veprimi të dy adoleshentëve të cilët me sa duket nënvlerësuan rëndësinë dhe pasojat e idesë së tyre “guximtare”.


Duke kontrolluar karten...