Inaugurohet stadiumi “Loro Boriçi” - FSHF

Inaugurohet stadiumi “Loro Boriçi”

Stadiumi i rikonstruktuar “Loro Boriçi” është inauguruar zyrtarisht pasditen e së mërkurës pak orë para nisjes së miqësores Shqipëri-Marok. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, deputet të qarkut Shkodër, shumë figura të tjera politike dhe sportive, të cilët janë njohur me ambientet që ofron ky impiant modern. Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni inauguruese kanë vlerësuar punimet dhe kushtet që ofron impianti, që do të presë tani e tutje ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe që ka një kapacitet rreth 16 mijë vende. Kryeministri Rama dhe Presidenti i FSHF-së, Duka, kanë shprehur përshtypjet e tyre pozitive për këtë investim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe Kombëtaren.


Duke kontrolluar karten...