Iliria Kampione e Kategorisë II - FSHF

Iliria Kampione e Kategorisë II

Iliria e Fushë Krujës, shpallet kampion kombëtar i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Takimi final është luajtur në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, mes fitueses së Grupit A, Ilirisë së Fushë Krujës dhe fituesja e Grupit B, Sopoti i Librazhdit. Të dyja këto skuadra, kanë fituar të drejtën që edicionin e ardhshëm të luajnë në Kategorinë e Parë. Në takimin final, të ndjekur nga shumë tifozë të ardhur në Durrës, nga  Fushë Kruja dhe Librazhdi, Iliria fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0.

 

Në përfundim të takimit, ekipit kampion ju dhuruan medaljet dhe Kupa e kampionatit nga ana e Zv/Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Edvin Libohova.


Duke kontrolluar karten...