Ekipi kombëtar i futsallës, që merr pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian që zhvillohen në Kaunas te Lituanise , ka humbur minimalisht në ndeshjen e radhës, kundër Francës, sot në mbrëmje. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, janë ballafaquar në takimin e dytë, dhe kanë humbur me rezultatin mimimal 1-0. Gjithcka është zgjidhur në minutën e dytë të takimit, kur francezët kanë shënuar në portën e skuadrës tonë kombëtare. Pas shënimit të këtij goli me gjithë përpjekjet e ekipit shqiptar, asgjë nuk ka ndryshuar në rezultatin e takimit.
Pasnesër, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit, kundër Maltës. Kjo do të jetë edhe ndeshja përcaktuese për vendin e dytë në grup, ku kuqezinjtë ndjehen më të favorizuar, për shkak se do të luajnë kundër Maltës, të vetmes skuadër, që nuk ka ende asnjë pikë në grupin eliminator.

















