Historia - FSHF

Historia

HISTORIKU I FUTBOLLIT SHQIPTAR
Fillimet e futbollit në Shqipëri

Futbolli ne vendin tone nisi pas dekadës së parë të shekullit të XX-të. Pikerisht atehere u shfaqen gjurmët e para të dëshirës për të luajtur futboll. Nga 1905 deri me 1908 janë përpjekjet e “djelmënisë” shkodrane në fillim. Emri lojës “topkëmbë” iu vu sepse topi mbështillej me lecka të mbledhura me një copë të trashë dhe ruante formën e rrumbullakët. Një anglez i quajtur Ruter që vizitoi Shkodrën më 1908 u ndal në kolegjin saverian. Orientimi fetar dhe ai futbollistik dukeshin se plotësonin për rininë e asaj kohe mjaft mirë njeri-tjetrin.
Pas disa perpjekjeve spontane u krijua skuadra e parë në Shkodër me emrin “Indipendenca”e cila madje luajti të parin takim të saj ndërkombëtar (humbi 1-2) me një skuadër të Ushtrisë Austraike që ndodhej në Shkodër.
Ishte vjeshta e vitit 1913. Zhvillimi i vrullshëm që mori futbolli në Shkodër apo dhe në disa qytete të tjera që nisën të ekspozonin të njetën dëshirë, coi në themelimin më 16 shkurt 1919 si bashkim të shoqërive “Mustafa Pasha” e “Vaso Pasha”, të shoqërisë “Vllaznia”, që kishte si synim integrimin jo vetëm sportiv të rinisë po dhe në fushën letrare, kulturore, teatrit, muzikës e gjimnastikës.
Në Vlorë më 1918, gjatë luftës së parë botërore skuadra vlonjate luajti një miqësore me një ekip marinarësh Italianë. Në Tiranë sikurse edhe në Elbasan, Durrës Korcë, Delvinë do të ndjeheshin efektet e formimit të skuadrave.
Ndeshja e parë e futbollit në Tiranë do të vijë në pranverën e vitit 1920. Luhet pikërisht në vendin ku ndodhet sot stadiumi “Qemal Stafa” me një skuadër austro – hungareze.
Më 15 gusht 1920 u themelua në Tiranë shoqëria “Agimi” e cila vetëm një muaj më vonë në fushën e “Shallvares” zhvilloi një takim me ekipin “Juventus” të Shkodrës që krijoi një atmosferë fasntastike. Mysafirëtr fituan 3-1 dhe një fitore tjetër 2-1 ata e përsërisin edhe më 28 nëntor në ditën e 8-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Shoqëria “Agimi” do të merte emrin Tirana më 1927 edhe pse klika e kohës nuk dëshironte grumbullime e organizime. Ndeshjet e para Tirana i luajti me “Lulëzimin” e Durrësit, “Adriatikun” e Kavajës, Tomorin e“Beratit”, etj.
Gjatë viteve 1920-1922 u zhvilluan shumë ndeshje nga Vllaznia e skuadrat e tjera madje shkodranët shkuan deri në Cetinjë të Jugosllavisë per te zhvilluar ndeshje miqesore.
Shkodra ka meritën se më 1920 përmblodhi botimin e rregullores së parë të futbollit. Rendeisa e kesaj rregulloreje tregonte qarte deshiren dhe nevojen per te organizuar me se miri kete loje te dashur e te mirepritur nga te gjithe ne Shqiperi.
Në disa qytete u ngritën ekipe si në Korcë Sportklub “Korca”, në Elbasan shoqëritë “Afërdita” dhe “Përparimi”, në Durrës “Atdheu”, në Kavajë “Adriatiku”, ne Berat quhej “Tomori” etj.
Per kohen pati rendesi sepse u luajtën edhe disa ndeshje ndërkombëtare si Shkodra – Cetinjë (0-4) më 1922, ndërsa dy vjet më vonë Shkodra mundi “Cernagora”-n e Jugosllavisë 1-0.
Më 1926 dy ndeshje luan Korca me Manastirin e Greqisë 2-5 dhe 2-2. Më 1927 Tirana luajti me Cetinjën (1-2). Takime të tjera luajti Studenti i Shkodrës në Cetinjë e Podgoricë, skuadra “Zhgaba” er Korcës në Selanik e Hermin. Më 1928 ekipi “Djelmnia Shkodrane” fitoi 6-1 me skuadrën e Tivarit, etj.
Për përhapjen e futbolit në vitet e para kanë meritë forcat përparimtare demokratike që e shihnin këtë lojë përvec efekteve të edukimit patriotik në atë periudhë, edhe për t’u organizuar në shoqëri që më pas të luanin një rol të rëndësishëm në jetën qytare. kulturore e futbollistike kudo në Shqipëri.
Futbolli shqiptar në vitet mes dy luftrave të parë e dytë botërore
Periudha e drejtimit të vendit nga qeveria e mbretit Zog, ka qenë e tillë që e konsideronte futbollin se sillte shqetësime që turbullonin e infektonin rininë. Madje me një urdhëresë e vitit 1925 ndalohen të gjithë nëpunësit të mereshin me sport. Situata ndryshoi brenda pak kohesh. Pas vitit 1928 u kërkua të vinin në Shqipëri inpsektorë nga Italia të cilët do të ndihmonin në përhapjen dhe zhvillimin e sporteve, vecanërisht te futbollit.
Thuajse të njëjtën gjë por në forma të tjera kërkonin të bënin edhe amerikanët që kishin ngritur në Golem të Kavajës një shkollë të nesme bujqësore. Futbollistët kavajas të shoqërisë “Adriatiku”, të quajtur pas vitit 1930 me emrin tradicional “Besa” pranuan të ndeshen amerikanët e madje ti mundnin ata 2-0.
Në Elbasan të rinjtë përparimtarë krijuan shoqërinë “Urani”. Koloneli anglez Hill, ish agjent i Intiligjent – Servise që drejtonte gjatë luftës misionet e ndryshme arriti të depërtonte thellë në lëvizjen sportive shqiptare. Në startin e kampionatit të parë të futbollit Hill ai nisi të aktivizohet si arbitër e më pas u bë krytar i komisionit tëkniko – gjykues.
Viti 1930: më 6 qershor Qeveria e Zogut përballë presionit të masave sportdashëse nxorri dekretin që njohu Themelimin e Federatës Sportive Shqiptare. Po këtë vit me angazhimin serioz të këtij organizmi të ri do të niste dhe kampionati i parë Kombëtar i Futbollit me pjesmarrjen e gjashtë shoqërive sportive. Sportklubeve të “Tiranës”, “Bashkimi Sportiv” i Shkodrës, “Teuta” – Durrës, “Urani” – Elbasan, “Skëndërbeu” Korcë dhe “Muzaka” – Berat. Kampionati nisi por nuk mund të flitej për përkrahje nga shteti e qeveria.

Skuadrat dhe drejtuesit e tyre bënin e siguronin gjithcka vetë për kushtet materiale fanella, këpucë, topa e metodat e stërvitjes. Fondet e caktuara ishin aq të pakta sa që shuma e vënë në dispozicion të Federatës nuk arrinte të plotësonte as minimumin e nevojave të ekipeve, por megjithate futbolli u shndrrua në simbolin e pasionit të rinisë e sportdashësve. Futbolli nisi të mbijetonte me mundin e sakrtificat e mëdha të njerëzve në cdo qytet.
Ndonese mes ketyre kushteve te veshtira sidomos ekonomike, kampionati i parë u mbyll me sukses me fitoren e Tiranës duke shërbeyr edhe si garanci për vazhdimësinë e mëtejshme.
Ky stabilitet fillestar krijoi kushtet që Federata Sportive Shqiptare te pranohej si anetare e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), edhe pse gjatë tërë kësaj periudhe të regjimit të mbretit Zog futbollistët tanë nuk morën pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar.
FIFA megjithatë i dërgoi ftesë Shqipërisë të ishte pjesmarrëse në eliminatoret e Botërorit “Francë 1938”, një ëndërr e shuar shpejt për pamundësinë financiare si dhe gjithë hapat e tjerë parapërgatitorë të dështuar.
Edhe pse Kombëtarja nuk pati fatin të ngrihej, futbolli nisi të kishte një shtrirje të madhe dhe në qytetet si Lushnje, Fier, Krujë, Burrel, Lezhë, Shijak etj.
Në mars të vitit 1934 u dha urdhër të shkrihej Federata Sportive Shqiptare dhe Enti Kombëtar, keshtu të drejtën e organizimit të futbollit duhet ta mernin krerët e Federatës Sportive “Vllaznia Shqiptare” duke minimizuar më shumë edhe karakterin lokal e shkollor te veprimtarive futbollistike.
Pikërisht për këto arsye kampionati kombëtar i vitit 1935 nuk u zhvillua fare. Ndërsa më 1937 nisi me vonëse në prill dhe përfundoi në shkurt 1938 si rezultat dhe i vështirësive ekonomike dhe pakësimit të fondeve nga regjimi Zogist.
Futbolli në vitet e para të pas clirimit deri ne vitin 1950
Ishte lënë pas një e kaluar e mjerë. Dëshira për të luajtur futboll jo thjesht egzistonte tepër e fuqishme por me shtimin e fushave nëpër qytete u paralajmërua nisja e një ere të re ndryshimesh. “Sihariqi” për të nisur të parin kampionat të pasluftës është mirëpritur fort.
Më 2 shtator 1945, saktësisht 10 muaj pas clirimit skuadrat do të ndaheshin në dy grupe. Kampionati u luajt normalisht dhe në finale dolën Tirana e Vllaznia. Dy ndeshjet finale për titullin luhen më 23 dhe 26 dhjetor 1945. E para në Tiranë fitohet 2-1 ndërsa pas tre ditësh në Shkodër mbyllet me barazim 1-1, që mundëson shpalljen për herë të parë të Vllaznisë së Shkodrës kampione.
Ne kete periudhe nisën edhe takimet ndërkombëtare dhe në tetor skuadra Përfaqësuese e Tiranës mundi 5-3 atë të Maqedonisë.
Me nje ngjarje madhore do të niste viti 1946. Në Shqipëri do të organizohej nga 6-13 tetor për herë të parë Lojrat Ballkanike mes Shqipërisë Bullgarisë, Rumanisë në futboll dhe në atletikën e lehtë. Para Ballkaniadës Shqipëria luajti një miqësore testuese me disa herë kampionen “Spartak”të Moskës dhe u mund 1-2.

Ndeshja e parë nuk shkon si duhet humbet 2-3 me Jugosllavinë. Pal Mirashi dhe Qamil Teliti janë autorët e golave për Shqipërinë e cila shënon dhe një gol tjetër që cuditërisht arbitri rumun e anullon. As terreni i rënduar nga shiu I pa pare i asaj dite nuk ka ndihmuar, pasi është pësuar një gol në limit dhe Jugosllvia tepër e fortë që kishte zënë vendin e dytë në botërorin e vitit 1934 në Itali fiton 3-2 ndaj nesh.
Ndeshja e dytë është përballë Bullgarëve. Edhe pse pësohet një gol sa startoi loja (5’) Loro Borici në 30’ ka barazuar. Në minutën e 65-të Shqipëria fiton një 11-metërsh që e kthen në gol Loro Borici dhe 2-1. Ky entuziasëm ndikoi fort dhe për një gol tjetër vetëm pas tre minutash me Pal Mirashin. Shqipëria mer një fitore të merituar 3-1. Nga rezultatet e tjera doli se finalja do të diskutohej mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Vetëm një gol në 55’ nga gjuajtja bombë nga një pozicion standart e Qamil Telitit mjafton që Shqipëria të fitojë minimalisht 1-0 por edhe të shpallet Kampione e Ballkanit.
Kori entuziast i tifozerisë në “Qemal Stafa” oshëtinin nga thirrjet “Shqipëria, Shqipëria”. Flamuri Kombëtar Kuqezi do të ngrihej në Podiumin e Nderit. Vetëm dy vite pas Clirimit arrihej një sukse kaq i madh në rrafshin rajonal. Suksesi i ka takuar “yjeve” të kësaj periudhe duke treguar se edhe futbollistët shqiptarë Muhamed Dibra, Sllave Llambi, Rexhep Spahiu, Xhavit Demneri, Bimo Fakja, Besim Fagu, Tic Parapani, Qamil Teliti, Loro Borici, Vasfi Bicaku, Pal Mirashi, etj. nuk mundet më të ndjeheshin aspak më ulët në nivel se sa ata të skuadrave më në zë të Ballkanit.
Pas kësaj ngjarje madhore rrjedha e kampionateve kombëtare vijoi të ndjehej më e plotësuar. Madje ndryshoi edhe formula nga luajtja me grupe në sistem të rregullt kampionati (vajtje-ardhje).
Më 1947 krahas skuadrave më potenciale të kohës do të vinte një emër shumë potent, Partizani. Ky ekip ishte perfaqesuse e Ushtrisë Popullore. Ajo kishte lëshuar sinjale “drithëronjëse” për rivalet e saj ndonese vetem nga takimet njohese e miqesore.
Partizani në të parat takime ndërkombëtare miqesore ka mundur dy herë në Tiranë në intervalin e pushimeve të kampionatit Partizanin e Beogradit 4-2.
Partizani do të shpallej për herë të parë kampion në rivalitet të madh me Vllazninë (vetëm 1 pikë me tepër se shkodranët).
Më 1947 në kampionatin Ballkanik përfaqësuesja e Shqipërisë nuk bën paraqitje të mirë, për mungesë përgatitjesh cilësore. Përfaqësohet ndërkohë denjësisht Përfaqësuesja e Tiranës që mund më 09.11.1947 “Yllin e Kuq” të Beogradit 2-1, pastaj përfaqësuesen e Shkupit 6-4 dhe 3-2, Partizanin e Beogradit 1-0 e 4-2.
Më 30 nëntor Tirana mund “Levski” e Sofjes si dhe brenda dy ditësh (24 e 26 dhjetor) dy fitore kundër “CFR” Timishoara të Rumanisë 5-4 dhe 5-2.
Kampionati i vitit 1948 zhvillohet sërish me ndarje të skuadrave në dy gruipe. Në grupin “A” Partizani e Vllaznia do ta diskutojnë vendin e finalistit vetëm në saj të golaverazhit (+26 gola Partizani) dhe (+19 gola Vllaznia. Në grupin “B” Flamurtari arrin të jetë +1 pikë mbi “Bashkimin” e Elbasanit e Apoloninë.

Finalja Partizani – Flamurtari u zhvillua në Tiranë më 25 gusht dha një përfundim“tenistik” 6-2 në favor të të kuqëve. Golat e Partizanit kanë për autor V.Bicakun, Z.Gjinaliun 4 gola dy në pjesën e parë e dy në të dytë, dhe Xh.Shaqirin. Për të dytin vit me radhë Partizani shpallet kampion. Madje kjo skuadër arrin suksesin e saj të parë dhe në fitimin e Kupës së Shqipërisë duke mundur në finale me një goleadë po aq fantastike sa dhe në kampionat, Tiranën (5-2).
Viti 1948 ka dhe një sërë ndeshjesh ndërkombëtare. Zhvillohet kampionati i Europës Qeëndrore. Më 2 maj Shqipëria luan në Bukuresht ndaj Rumunëve dhe fiton 1-0 me golin e P.Mirashit në 11’.
Në prill 1948 vjen në Shqipëri përfaqësuesja e Budapestit me lojtarë nga “Ferencvarosh”, “Ujpesht”, “Vashash”, “MTK”. Ndeshjen e parë ata e fitojnë 2-1. Por në të dytën munden 3-1 me golat e B.Fagut (p), dhe L.Boricit (2). Më 23 maj luan Shqipëria me Humgarinë. Një supersfidë. Kuqezinjtë fitojnë 1-0 me golin e L.Boricit. Një muaj më vonë në Beograd Shqipëria barazon 0-0 me Jugosllavinë. Shënohen rezultate fantastike duke e quajtur të gjithë mediat e huaja Shqipërinë një “vend të vogël, por me një futboll të madh”…
Partizani do të jetë dominues i dyfishtë i kampionatit +4 pikë ndjekësi Vllaznia, ndersa në finalen e kupës arrin te fitoje 1-0 ndaj Tiranës me golin A.Merhori.
Ne vitin 1949 fillon i pari kampionat edhe për të Rinj (U-19) ku në finale Skënderbeu ndonëse barazoi në fushë ndaj Besës 1-1, fitoi me rezultat tavoline 2-0 pas homologimit nga një gabim teknik që iu bë finales së luajtur më 7 korrik në Tiranë.
U zhvilluan edhe disa ndeshje të rëndësishme ndërmkombëtare në një turne që Shqipëria zhvillon në aksin Bukuresht – Varshavë – Sofje. Me Rumaninë më 23 tetor ndeshja mbyllet 1-1 (për tanët shënoin Q.Teliti). Më 6 nëntor para 60 mijë spektatorëve Shqipëria bën një ndeshje të madhe në Poloni.
Humbet 1-2 por vetëm në limitin e minutës së fundit. Goli për kuqezinjtë u shënua nga Zihni Gjinali. Më 17 nëntor 1949 arrihet një barazim 0-0 ndaj Bullgarisë dhe turneu në tre shtete njëherësh demostroi të tjera sinjale force, qendrueshmërie e personaliteti sportiv të futbollistëve shqiptarë. Edhe në një ndeshje të Përfaqësueses së Tiranës në Lodz të Polonisë, skuadra e kryeqytetit shqiptar mundi homologët polakë të Varshavës 1-0.