Hidhet shorti i Kategorisë Superiore - FSHF

Hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Eshte hedhur sot paradite, në orën 11.00 ne sallen e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit, shorti për edicionin e ardhshëm të Kategorisë Superiore. Nën interesimin e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat dhe të mediave, skuadrat e Superiores kanë mësuar për datat dhe se kur do të ndeshen me kundërshtarët e tyre. Shorti është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare Ilir Shulku dhe Drejtori i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi.
 
Pas përfundimit të shortit, Sekretari Shulku dha këtë deklaratë për faqen zyrtare të FSHF: “Prej sot, ka startuar në mënyrë figurative edicioni i ri, për shkak se skuadrat kanë njohur kundërshtarët dhe datat dhe nisin të bëjnë planet e tyre. Urojmë që ky edicion, të ketë cilësinë dhe rivalitetin e atij që sapo u mbyll, madje të një niveli edhe më të lartë”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku, Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore do të fillojë më datë 22 gusht.
 
Ja si do të ndeshen skuadrat e Kategorisë Superiore, në këtë edicion: 

shih materialin PDF


Duke kontrolluar karten...