Është hedhur sot paradite, në orën 11.00 në sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit, shorti për edicionin e ardhshëm të Kategorisë së Parë , sezoni 2017-2018 për Grupin A dhe Grupin B. Nën interesimin e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat dhe të mediave, skuadrat e Kategorise së Parë kanë mësuar për datat dhe se kur do të ndeshen me kundërshtarët e tyre. Shorti është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku dhe Shefi i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi. Ja si do të ndeshen skuadrat e Kategorisë së Parë, në këtë edicion, mëposhtë do të gjeni kalendarët e plotë për të dy grupet:

















