Ekipet kombëtare U-17 dhe U-19, kanë njohur kundërshtarët e tyre për turin e parë të Kampionatit Europian të vitit 2016. Të mërkurën në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për disa kompeticione të rëndësishme përfshi edhe turin e parë të Europianit të ardhshëm. Kombëtarja U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, do të luajë në grupin e parë së bashku me skuadrat e Zvicrës, Hollandës dhe të Uellsit.
Ndërsa ekipi komëtar U-19 i drejtuar nga trajneri Altin Lala, do të luajë në grupin e tetë eliminator, së bashku me Austrinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin. Për të ndjekur shortin dhe përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit, në këtë event ka qenë i pranishëm edhe drejtori i ekipave kombëtare, Redi Jupi.

















