Është hedhur të enjten në mbrëmje në Hotel “Pavarësia” në Vlorë, shoprti për edicionin e gjashtë të Kupës me të njëtin emër. Zyrtarët e Federratës Shqiptare të Futbollit në praninë e përfaqësuesve të klubeve kanë njohur çiftet gjysëmfinaliste që do të luajnë të premten. Sipas tij, ndehja e parë do të luhet nga çifti, Flamurtari – Shkëndija e Tetovës në orën 12.00 dhe çifti tjetër Llamkos-Ferronikeli në orën 13.00. Fituesit e dy çifteve do të luajnë finale në orën 14.00. Ndeshjet luhen nga 45 minuta.
Për të dorëzuar trofeun kanë mbërritur dhe do të qëndrojnë në Vlorë Zv.Presidenti i FSHF Edvin Libohova dhe anëtari i KE, Arben Dervishaj. Pasë shortit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare nga ana e organizatorëve.

















