Hapet procesi i akreditimit të mediave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëri – Angli - FSHF

Hapet procesi i akreditimit të mediave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëri – Angli

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është hapur procesi i akreditimit për median për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kombëtares shqiptare kundër Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Gazetarët dhe fotografët e interesuar mund të aplikojnë për akreditim nga dita e sotme (4 nëntor 2025) deri të hënën, më 10 nëntor 2025, ora 12:00. Pas këtij afati, nuk do të pranohet asnjë aplikim.

Sfida Shqipëri – Angli do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00.

AKREDITIMI PËR NDESHJEN SHQIPËRI – ANGLI


Duke kontrolluar karten...