Gurishta i demtuar, Sekretari Shulku në Shkodër - FSHF

Gurishta i demtuar, Sekretari Shulku në Shkodër

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ka qenë sot në qytetin e Shkodrës për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistit të Vlaznisë Erdenis Gurishta, i cili në takimin e të shtunës Vllaznia -Laci, gjatë një dyluftimi, u dëmtua rëndë duke u shtruar ne spitalin e Shkodres. Gjithcka ka ndodhur në ndeshjen e të shtunës ku Vllaznia ka barazuar me Lacin 0-0 në stadiumin “Reshit Rusi” dhe futbollisti shkodran eshte demtuar duke humbur ndjenjat.

Gjatë kësaj vizite, Sekretari Shulku ka kontaktuar me mjekët e spitalit dhe u interesua për gjendjen e futbollistit. Ai ka patur edhe një takim, me familjarët e lojtarit, duke i dhënë atyre kurajë për të përballuar këtë tronditje që ka lidhje me gjendjen e rëndë të djalit të tyre. Ai u ka deklaruar atyre, mbështetjen maksimale dhe garancinë që institucioni i futbollit, merr përsipërpër gjithcka që ka lidhje me rikthimin në normalitet të gjendjes shendetesore të Erdenisit.

“Unë jam këtu për t’ ju përcjellë mbështetetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit Armand Duka, në lidhje me ecurinë e shëndetit të Erdenis Gurishtës. Mbështesim mjekët në përpjekjet e tyre dhe lusim Zotin që shumë shpjejt, gjendje e tij të jetë sa më pozitive. Jam këtu, për të dhënë mbështetjen morale dhe për të garantuar, se FSHF është e gatshme që të garantojë financiarisht, cdo iniciativë për ti ndryshuar gjendjen e futbollistit dhe anëtrarit të familjes tonë futbollistike” – deklaroi Sekretari Ilir Shulku për Ueb-in zyrtar të FSHF.