Grumbullohet ekipi kombëtar A i femrave - FSHF

Grumbullohet ekipi kombëtar A i femrave

Është grumbulluar dje, ekipi kombëtar i femrave i cili më datë 2 qershor do të zhvillojë ndeshjen e radhës për eliminatoret kundër Rumanisë. Trajneri Armir Grima, i cili përpara pak kohësh mori përsipër këtë detyrë ka shpallur listën e të besuarave të tij për këtë sfidë. Ndeshja kundër Rumanisë, do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 17.00 në “Elbasan Arena”, të qytetit të Elbasanit. Ja dhe lista e ekipit kombëtar A të femrave, që kanë nisur përgatitjet në drejtimin e trajnerëve Armir Grima dhe Vioresin Sinani.

Portiere: Marigona Zani, Pellumbesha Gjyli, Elsa Deda, Fabiola Mullai

Mbrojtese: Albina Rrahmani, Arbiona Bajraktari, Lucije Gjini, Sara Maliqi, Cyme Lulaj, Alma Hilaj, Angjela Muco

Mesfushore: Geldona Morina, Ezmiralda Franja, Lavdie Begolli, Denisa Proto, Megi Doci, Suada Jashari, Saranda Hashani, Qendresa Krasniqi, Aurora Serani

Sulmuese: Fortuna Velaj, Ambra Gjergji, Klaudia Rrotani