GRIMA PAS SHORTIT: “DO BËJMË Ç’MOS TË KUALIFIKOHEMI!” - FSHF

GRIMA PAS SHORTIT: “DO BËJMË Ç’MOS TË KUALIFIKOHEMI!”

Greqia, Malta, Kosova dhe përballë tyre, Shqipëria. Për trainerin e Kombëtares së femrave, Armir Grima, ky grup ishte më i vështiri që doli pas shortit këtë të enjte. Pas hedhjes së shortit sot në zyrat e UEFA-s, traineri ka dhënë prononcimin e tij për faqen zyrtare të FSHF-së, në lidhje me pritshmëritë e skuadrës së tij, pasi ka njohur kundërshtarët e ardhshëm të grupit. “Unë kam besim dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kualifikohemi për më tej. Desha të evidentoj faktin që një përballje shumë emocionuese do të jetë ajo me Kosovën, e cila është në grupin tonë, grup që gjithsesi e konsideroj shumë të vështirë, por ne do bëjmë çmos të kalojmë më tej”,- theksoi Armir Grima, traineri i Kombëtares së femrave, që vetëm pak ditë më parë në një miqësore me 19-vjeçaret italiane në Elbasan humbi minimalisht me rezultatin 0-1. Takimet eleminatore do të luhen në vendin tonë në datat: 6, 8 dhe 11 prill. Katër fitueset e çdo grupi dhe skuadra e dytë me bilancin më të mirë ndaj kryesueses në grupin e vet do të kualifikohen në raundin e dytë, ku do të hidhet një tjetër short.


Duke kontrolluar karten...