Grima: Luajmë për kualifikimin - FSHF

Grima: Luajmë për kualifikimin

Të martën në orën 14.00 në “Elbasan Arena”, skuadra kombëtare A e femrave do të luajë ndeshjen e fundit zyrtare eleminatore, ku përballë do të ketë kryesuesit e grupit Greqinë, e cila ka 6 pikë të plota pas dy fitoreve me Maltën dhe me Kosovën. Trajneri Grima beson te skuadra, edhe pse është koshient që përballë ka një kundërshtar të fortë: “Do të provojmë dhe do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi prodhuar në ndeshjen e fundit por nuk kemi mundur të finalizojmë në një kohë që ka mbetur kjo e fundit. Nuk ka asgjë të pamundur. Gocat besojnë dhe do të bëjmë maksimumin tonë për të fituar këtë sfidë dhe për rjedhojë në një kualifikim të mundshëm. Do desha ti bëja një thirrje këtu edhe të gjithë tifozëve, studentëve dhe atyre që duan futbollin, kryesisht këtu në Elbasan që të vijë të martën në stadium dhe ta mbështesin këtë skuadër, në këtë sfidë të fundit, kundër Greqisë. Një mbështetje për to është një armë më shumë drejt një suksesi të përbashkët që e kërkojmë të gjithë”,- theksoi trajneri Grima. Po kështu edhe futbollistet Hashani e Bajraktari që ishin së bashku me trainerin para mediave theksuan faktin që skuadra është me shumë besim për të kaluar me fitore takimin e së martës në orën 14.00. Skuadra kombëtare A e femrave në futboll gjendet në vendin e dytë me 4 pikë, dhe vjen pas fitores me Kosovën 3:2 dhe barazimit me Maltën të shtunën 0:0. Një fitore e mundshme me Greqinë në takimin e fundit do të kualifikonte skuadrën për më tej. Hyrja në stadium eshtë FALAS për këdo dëshiron të ndjekë këtë ndeshje. 


Duke kontrolluar karten...