Ditën e martë dhe të mërkurë, respektivisht në 21 dhe 22 shkurt në Qendrën stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz do të zhvillohet edhe programi më i ri që po zbatohet në Europë : “Goalkeeper UEFA A” . Një staf i ardhur posaçërisht nga UEFA, së bashku me lektorin Mario Capece do të jenë prezentë në këtë kurs 2-ditor, ku prezentë do të jenë një pjesë e madhe e trainerëve të portierëve në Shqipëri. Performanca e portierit, kuptimi i rolit dhe i detyrave të një trajneri portierësh, konfrontimi I ideve mbi tendencat e reja të rolit të trainerit të portierëve, psikologjia e portierit dhe shumë pika të tjera do të realizohen nga stafi i UEFA-s në këtë projekt të ri shumë atraktiv që realizohet nga Sektori i Edukimit Teknik pranë FSHF-së. Stafi i UEFA-s ndërkaq në ditën e dytë do të realizojë edhe një leksion praktik për të gjithë trajnerët e portierëve në fushë me ekipin Akademia U-19. Një kurs i tillë ka nisur paralel në shumë federate të Europës, mes të cilëve është përzgjedhur edhe Shqipëria.

















