Gjimshiti dhe Memushaj, në konferencë shtypi - FSHF

Gjimshiti dhe Memushaj, në konferencë shtypi

Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj kanë qenë dy futbollistët e rradhës në konferencë për shtyp të planifikuar nga trajneri De Biasi. Kjo lidhje me median u mbajt në qendrën e ekipeve kombëtare të Turqisë ku është akomoduar përfaqësuesja jonë, përpara nisjes për në ndeshjen zyrtare Izrael-Shqipëri më 11 qershor.

Gjimshiti shpjegon situatën: “Mendoj që kam pasur disa momente që nuk kam qenë mirë psikologjikisht, por ky nuk është problem pasi i ndodh çdo lojtari. Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet ti luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar në ndeshje. Me tre mbrojtës, është një skemë që më përshtatet, pasi kam luajtur te Zurich dhe më pas te Avellino. Nuk mendoj se është problem i taktikës, por çështje individuale, sepse na ka munguar përqendrimi. Me Atalantën kam edhe një vit kontratë. Nuk e di çfarë do të ndodhë, duhet të presim” -ishte fjala e Beratit.

Ne fjalen e tij Ledian Memushaj u shpreh: “Duhet të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Të gjithë ishim të mërzitur, pasi krijuam raste por një humbje ndaj tyre është tragjike. Jam i kënaqur që kjo humbje ndodhi me luksemburgun dhe jo me Izraelin. Ka një vit që flitet se trajneri do largohet, por ai është këtu. Këto nuk na interesojnë ne lojtarëve, pasi i takon trajnerit. Ai ka qënë gjithmonë i përqendruar për ne. Duhet të tregojmë në fushë që jemi më mirë se Izraeli. Lojtarët kanë nevojë të shkojnë të qetë me pushime, të mos mendojnë për futboll “- mbylli fjalën e tij mesfushori i kombëtares sonë.