Gjendja shëndetësore e Gegës, Presidenti Duka i uron shërim të shpejtë - FSHF

Gjendja shëndetësore e Gegës, Presidenti Duka i uron shërim të shpejtë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm dhe uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Gjithashtu, Presidenti Duka shpreh bindjen se Gega do ta fitojë edhe këtë betejë, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!
Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, – shkruan Presidenti i FSHF-së.