Gati, turneu Europian U-19 per femra - FSHF

Gati, turneu Europian U-19 per femra

Shqiperia do te organizoje nje tjeter turne zyrtar te Kampionatin Europian per futbollin e femrave U-19. Ndeshjet do te luhen ne qytetet e Fierit dhe Vlores ne stadiumet “Loni Papuciu” dhe Flamurtari. Te inkuadruar ne grupin e 3, te eliminatoreve te Kampionatit Europian, vajzat e Shqiperise U-19, do te jene se bashku me Norvegjine, Skocine dhe Polonine. Sipas kalendarit takimet do te luhen  ne 13-15-18 shtator. Te enjten, ne Vlore kane mberritur te gjitha ekipet pjesemarrese si edhe delegatja e UEFA-s. Ekipet jane akomoduar ne Hotel Internacional ne Vlore. Sipas drejtorit te Ekipeve Kombetare dhe pergjegjes per aktivitetin Redi Jupi ”Organizimi I turneve te tille zyrtare tashme po kthehet ne tradite ne Shqiperi. Ne si Federate,kemi marre te gjitha masat qe gjithcka sa I takon organizmit, te shkoje sa me mire. Ky turne ka nje specifike, sepse eshte me vajza nen 19 vjec, c’ka sigurisht krijon me shume veshtiresi. Megjithate, parashikojme qe gjithcka te shkoje sa me mire”-tha ai.

Ja kalendari I ndeshjeve te turneut:

 

13.09.2014           Norvegji-Poloni           Stadiumi “Loni Papuciu” Fier       ora 12.00

13.09.2014           Skoci-Shqiperi            Stadiumi “Flamurtari” Vlore         ora 15.00

15.09.2014           Poloni –Skoci              Stadiumi “Loni Papuciu” Fier       ora 12.00

15.09.2014           Norvegji-Shqiperi        Stadiumi “Flamurtari” Vlore         ora 15.00

18.09.2014           Norvegji – Skoci          Stadiumi “Loni Papuciu” Fier       ora 15.00

18.09.2014           Shqiperi- Poloni          Stadiumi “Flamurtari” Vlore         ora 15.00


Duke kontrolluar karten...