Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka përgatitur një projekt që nis nesër në lidhje njohjen sa më të mirë të “Rregulloren e Lojës” dhe “Kodin e Drejtësisë Sportive”. Sipas një grafiku të përgatitur nga ky sektor, specialistë të FSHF, do të shkojnë në çdo klub të Kategorisë Superiore, të Parë, etj, për të sqaruar drejtëpërdrejtë tek futbollistët dhe stafet e tyre, momentet më të rëndësishme të ndryshimeve në “Rregulloren e Lojës”dhe në “Kodin e Drejtësisë Sportive”. Këto seminare, do të jenë të ilustruara me pamje filmike. “Është një iniciativë, që mendojmë se do t’i shërbejë sa më mirë njohjes, së ndryshimeve në rregullore dhe pasojat e lojës jokorrekte, nga ana e lojtarëve”-deklaroi për web-in zyrtar të FSHF, Shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi.

















