Sektori i Garave, ne Federaten Shqiptare te Futbollit, ka organizuar paraditen e te merkures, seminarin me delegatet e ndeshjeve te Kategorise Superiore dhe te Pare. Gjate seminarit jane trajtuar probleme te ndryshme, me te cilat duhen te perballen delegatet e FSHF, gjate nje ndeshjeje. Ne seminar ishte i pranishem edhe Sekretari i Pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku. Pas semimarit, Sektori i Garave, ka kryer edhe nje testim me delegatet. Sipas, Zv/Sekretarit te Pergjithshem dhe Shefit te Sek te Garave, Besnik Çela: “Ky, ishte nje testim i rendesishem dhe seminari ne pergjithesi, i ka sherbyer delegateve ne zberthimin e mjaft problemeve, qe hasin gjate zhvillimit te ndeshjeve”.

















