Skuadra kombëtare e futsallës ka mbyllur fazën përgatitore në Prishtinë dhe është nisur drejt Azerbajxhanit ku dhe do të luajë takimet e raundit eleminator të cilat zhvillohen në Baku. Për 5 ditë skuadra zhvilloi 7 seanca stërvitore teksa ekipit iu bashkua edhe një futbollist brazilian. Probleme dëmtimesh serioze nuk kishte në një kohë që tashmë priten vetëm përballjet me rivalët e Hungarisë, Bosnjes dhe të Azerbajxhanit, sfida shumë të vështira. Trajneri Erind Resuli ka kërkuar këto ditë në skuadër sërish të njëjtën performancë si edhe në raundin e mëparshëm, ku arritën të mundnin Anglinë e Bullgarinë. Skuadra kombëtare takimin e parë do ta luajë nesër në orën 14.00 në pallatin e sportit në Baku, kundër Hungarisë, teksa një ditë më vonë në orën 16.30 skuadra kombëtare shqiptare e futsallës do të luajë përballë Azerbajxhanit. Sfida e fundit do të jetë në datën 11 me Bosnje në orën 15.30. Gjatë këtyre ditëve, përveç pjesës praktikë në sallë, trajneri ka ndjekur edhe ndeshje të fundit të kundërshtarëve që do të ketë në këto eleminatore.
Ja edhe programi i ndeshjeve te futsalles per kete raund
Grupi i Shqipërisë
18:30 (16:30 CET) Azerbaijan – Bosnia and Herzegovina
16:00 (14:00 CET) Hungary – Albania
Data 09/04/2017
18:30 (16:30 CET) Azerbaijan – Albania
16:00 (14:00 CET) Bosnia and Herzegovina – Hungary
Data 11/04/2017
17:30 (15:30 CET) Albania – Bosnia and Herzegovina
20:00 (18:00 CET) Hungary – Azerbaijan

















