Skuadra kombëtare e futsallës do te fillojë sot takimet e raundit eleminator të cilat zhvillohen në Baku, ku ndeshjen e pare do ta luajë ndaj Hungarise. Trajneri Erind Resuli ka kërkuar këto ditë në skuadër sërish të njëjtën performancë si edhe në raundin e mëparshëm, ku arritën të mundnin Maltën, Anglinë e Bullgarinë. Takimi i parë do të zhvillohet sot në orën 14.00 në pallatin e sportit në Baku, kundër Hungarisë. Nesër në orën 16.30 skuadra kombëtare shqiptare e futsallës do të luajë përballë Azerbajxhanit. Sfida e fundit do të jetë në datën 11 prill ndaj Bosnjes në orën 15.30. Gjatë këtyre ditëve, përveç pjesës praktikë në sallë, trajneri ka ndjekur edhe ndeshjet e fundit të kundërshtarëve që do të ketë në këto eleminatore.
Ja edhe programi i ndeshjeve te futsalles per kete raund
Grupi i Shqipërisë
18:30 (16:30 CET) Azerbaijan – Bosnia and Herzegovina
16:00 (14:00 CET) Hungary – Albania
Data 09/04/2017
18:30 (16:30 CET) Azerbaijan – Albania
16:00 (14:00 CET) Bosnia and Herzegovina – Hungary
Data 11/04/2017
17:30 (15:30 CET) Albania – Bosnia and Herzegovina
20:00 (18:00 CET) Hungary – Azerbaijan

















