Futsallë, kombëtarja humb 3-2 me Kosovën - FSHF

Futsallë, kombëtarja humb 3-2 me Kosovën

Ekipi kombëtar i futsallës, ka humbur 3-2 në miqësoren e zhvilluar në Prishtinë, kundër ekipit përfaqësues të Kosovës. Ndeshja është zhvilluar ditën e martë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, janë përpjekur shumë por nuk kanë arritur të siguronin një rezultat pozitiv ndaj Kosovës që drejtohet nga trajneri Ramadan Cimili. Megjithatë, kjo ishte një mundësi mjaft e mirë për trajnerin kuqezi dhe stafin e tij, që të provonte futbollistët që ka në dispozicion dhe për tu njohur me formën e tyre. Ndeshja është udhëhequr në pjesën e dytë nga kombëtarja kosovare, pas një rezultati të bardhë pa gola të së parës. Alaj ka qenë autori i golit të parë të avantazhit. Më pas janë shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Radonicit dhe Brahimit. Reagimi i kuqezinjve ka qenë i menjëhershëm dhe brenda 10 sekondave kanë shënuar dy gola me anë të Kaçes dhe Mullait, të cilët fiksuan rezultatin final të kësaj ndeshjeje.


Duke kontrolluar karten...