Ekipi kombëtar i futsallës, ka fituar ndeshjen e parë për eliminatoret e Kampionatit Europian, të zhvilluara në Kaunas të Lituanisë. Një rezultat i thellë dhe bindës, është arritur nga kuqezinjtë shqiptarë, 2-5, që drejtohen nga trajneri Erind Resuli. Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të ndeshjes dhe mbyllën atë në favor të tyre. Më pas, ndëshkimi i skuadrës kuqezi erdhi si një furi, për të ndëshkuar lituanezet. Rezultati i ndeshjes, u fiksua në shifrat 2-5 për skuadrën tonë kombëtare, e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm, drejt objektivit të saj.
Shqipëria do të luajë ndesër, një ndeshje “luksi”, kundër Francës, ndërkohë që të dielën do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit, kundër Maltës. “Arritëm një fitore të madhe, e cila për mënyrën se si u arrit, përbën një arritje të madhe. Përgëzoj djemtë dhe jam vërtet i lumtur për këtë rezultat. Shpresoj të mbajmë këtë ritëm dhe të arrijmë objektivin tonë”- përfundoi trajneri Erind Resuli për faqen zyrtare të FSHF.

















