FUTSALL/ Kombetarja humbet ngushte - FSHF

FUTSALL/ Kombetarja humbet ngushte

4:3 ka perfunduar ndeshja e pare zyrtare eleminatore e skuadres kombetare te futsall qe nisi keshtu edhe serine e takimeve ne kete grup, ndeshje qe luhen ne Baku te Azerbajxhanit. Perballe kuqezinjve sot ishte Hungaria e cila shkoi gjate gjithe kohes ne avantazh. Skuadra jone perfaqesuese reagoi shume mire pas cdo pesimi goli ne nje kohe qe kishte momente ku mund te gjente edhe avantazhin. Madje, ne fraksionin e pare te lojes humbi edhe nje penallti me ane te brazilianit te sapoardhur ne skuader, goditja e te cilit perfundoi ne shtyllen e portes hungareze. Shqiperia arriti te barazonte 3 here disavantazhin dhe shkoi deri ne 3:3 por rivalet shenuan serish. Nesër në orën 16.30 skuadra kombëtare shqiptare e futsallës do të luajë përballë Azerbajxhanit. Sfida e fundit do të jetë në datën 11 prill ndaj Bosnjes në orën 15.30.

Ja edhe ndeshjet e mbetura per t’u luajtur:
Data 09/04/2017
18:30 (16:30 CET) Azerbaijan – Albania 
16:00 (14:00 CET) Bosnia and Herzegovina – Hungary 
Data 11/04/2017
17:30 (15:30 CET) Albania – Bosnia and Herzegovina 
20:00 (18:00 CET) Hungary – Azerbaijan


Duke kontrolluar karten...