Nisin aktivitetet ndërkombëtare për ekipin Kombëtar të Futsal-it, i cili do te zhvilloje takimet kualifikuese të vlefshme për kompeticionin e UEFA Futsal EURO preliminary. Këto ndeshje do të zhvillohen në Varna të Bullgarisë në datat 23-28 Janar 2017. Në grupin e Shqipërisë janë si kundërshtarë skuadrat kombëtare të: Anglisë, Bullgarisë dhe Maltës. Sipas planit të trainerit të ekipit Kombëtar Erind Resuli, grumbullimi do të fillojë në datën 15 Janar në Prishtinë. Programi i plotë i ndeshjeve:
24 janar 2017: Bullgari-Shqiperi Pallati i Sportit dhe Kultures ora 20:00
24 janar 2017: Angli-Malte Pallati i Sportit dhe Kultures ora 17:30
25 janar 2017: Bullgari-Malte Pallati i Sportit dhe Kultures ora 20:00
25 janar 2017: Shqiperi- Angli: Pallati i Sportit dhe Kultures ora 17:30
27 janar 2017: Malte-Shqiperi: Pallati i Sportit dhe Kultures ora 17:30
27 janar 2017: Angli-Bullgari: Pallati i Sportit dhe Kultures ora 20:00

















