Futbolli, stadiumet dhe të ardhurat - FSHF

Futbolli, stadiumet dhe të ardhurat

Analiza/ Si u krijuan klubet, lindja e biznesit me emrin futboll, si krijohen të ardhura, nga vijnë dhe si janë të ndara…

Nga Arben Bici*

Kur klubet e futbollit filluan të krijoheshin, çfarë ato ishin – thjesht klube, shoqata vullnetare të ngritura nga grupe njerëzish të cilët luanin së bashku ndeshjet e futbollit kundër një grupi tjetër të ngjashëm. Në atë periudhë futbolli ishte shumë i ashpër dhe zakonisht kishte shumë mospajtim në rregullat e lojës. Ndërsa futbolli po bëhej gjithmonë dhe me popullor, interesi për të ndjekur ndeshjet e futbollit po rritej po ashtu dhe i atyre që dëshironin të luanin. Klubet e futbollit u bënë burime argëtimi dhe si të tilla kishin disa implikime të rëndësishme: Së pari, ishte e rëndësishme që klubet të kishin një listë të përcaktuar të angazhimeve lokale. Së dyti, klubet kishin nevoje për të akomoduar spektatorët, kështu që filluan të shfaqen stadiume primitive. Së treti, ndërsa numri i spektatorëve rritej u pa e arsyeshme se nga ana ekonomike spektatorët të paguanin një shumë të vogël për argëtimin dhe facilitetet që u ofrohej. Së katërti, ndërsa datat e ndeshjeve tashme ishin të përcaktuara nevojitej që lojtarët të trajnoheshin rregullisht për t’u përgatitur për ndeshjet e futbollit. Për të bërë këtë duhej që lojtaret të paguheshin mbasi ata nuk kishin më kohë të bënin një punë tjetër. Këto zhvillime sinjalizuan ardhjen e Ligës së Futbollit dhe futbollit profesionist. Në momentin që klubet filluan të punësojnë stafe, me pagesa dhe shpenzime me qëllimin për të përmirësuar fushat e futbollit dhe shërbimet, biznesmenët lokalë dhe tregtarët të cilët kishin themeluar klubet filluan të ndryshojnë statusin e klubeve të tyre në forma organizimi të reja në kompani private. Pra lindi një biznes i ri me emrin futboll.

Por çfarë nënkupton fjala biznes?

Një biznes, i njohur gjithashtu si një ndërmarrje, agjenci apo një firmë, është një entitet i përfshirë në ofrimin e mallrave dhe / ose shërbimeve për konsumatorët. Bizneset janë të përhapura në ekonomitë kapitaliste, ku shumica e tyre janë në pronësi private dhe të ofrojnë mallra dhe shërbime për klientët në këmbim të mallrave të tjera, shërbimet, apo të holla. Bizneset mund të jetë social jo-fitimprurëse ndërmarrje ose ndërmarrje publike shtetërore, të cilat kanë objektivat specifike, sociale dhe ekonomike. Biznesit mund t’i referohet një organizate të caktuar ose për një sektor të tërë të tregut, e cila përfshin të gjithë aktivitetin nga furnizuesit e mallrave dhe deri te shërbimet. Qëllimi është që të ardhurat nga shitjet të jenë më shumë se shpenzimet që rezultojnë në një fitim. Nisur nga përcaktimi i sipërpërmendur biznesi i futbollit prodhon një produkt final, që është loja si dhe shërbimet në funksion të lojës. Vendi kryesor ku ky produkt shitet është stadiumi.

Por çfarë është një stadium? Një stadium sportiv është një vend për aktivitete sportive, koncerte, apo ngjarje të tjera dhe përbëhet nga një fushë apo skenë ose pjesërisht ose plotësisht i rrethuar nga një strukturë e projektuar për të lejuar spektatorë të qëndrojë ose të rrinë dhe të ndjekin ngjarjen.

Ndryshimet e Standarteve dhe Rregullorreve të Stadiumeve Më 15 prill 1989, tragjedia më e rëndë në historinë e futbollit britanik u zhvillua në Stadiumi Hillsborough, shtëpia e Sheffield Wednesday FC. Nëntëdhjetë e gjashtë tifozët e Liverpool-it u shtypën për vdekje gjatë Kupës FA. Ndeshja gjysmëfinale mes Liverpool-it dhe Nottingham Forest. Si rezultat i kësaj, Lord Justice Taylor, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, është autorizuar nga qeveria: “Për të bërë hulumtime në ngjarjet në terrenin e Futbollit të Sheffield Wednesday më 15 prill dhe për të bërë Rekomandimet në lidhje me nevojat e kontrollit të turmës dhe sigurisë në ngjarjet sportive”. (Taylor, Raporti Final, 1990) Në raportin përfundimtar të botuar në janar të vitit 1990, Lord Justice Taylor diskuton dhe kritikon duke filluar me dy çështje • Faciliteti i varfër i shërbimeve në ndeshjet e futbollit • Ambiente të vjetra dhe jashtë mode të futbollit

Lord Justice Taylor pastaj vazhdoi me 76 rekomandime të dizajnuara për te përmirësuar gjendjen e futbollit në Britani. Rekomandimi fillon me çështjen: • Zëvendësimi gradual i vendeve të qëndrimit në këmbë me zona me ndenjëse në të gjitha stadiumet deri në fund të shekullit, në gjithë kategoritë e klubeve të Para dhe të Dyta, duke filluar nga sezoni 1994-1995 dhe të gjithë kategoritë e treta dhe të katërta nga 1999-2000. Pra, periudha e stadiumeve të dizenjuara vetëm për qëllime utilitare përfundoi. Ato tashmë janë një gjë e kaluar, por vlejnë akoma si shembuj për t’u mbajtur mend dhe për t’u marrë në konsideratë në momentin kur planifikon ndërtimin e ambienteve ku zhvillohen mega aktivitete të tilla si kampionatet e futbollit. Në momentin kur imazhi i produktit cenohet për shkaqe të tilla të përmendura më lart, të cilat do të largonin të interesuarit, si blerësit e produktit, por nga ana tjetër edhe investitorët, i bëri pronarët e futbollit të kuptojnë se vendi ku tregtohet produkti duhet të ndryshojë në dizajne dhe funksionin e tij në mënyre rrënjësore. Stadiumet duhet të krijojnë siguri dhe komfort, të cilat janë baza për të siguruar të ardhura të sigurta për zhvillimin e biznesit të futbollit. Integrimi i funksioneve të reja në një stadium ekzistues është një sfidë për konceptualizimin e stadiumit të ri. Standartet dhe rregulloret në dizajnin e stadiumit janë duke u rivlerësuar dhe ndryshuar vazhdimisht. Përveç kësaj, facilitetet e stadiumeve ekzistuese janë shpesh jashtë kohës dhe/ose nuk plotësojnë pritëshmëritë e fansave, investitorëve, klientëve, pronarëve e kështu me radhë.

Por si krijohen këto të ardhura për futbollin, nga vijnë dhe si janë të ndara? Po të hedhim një vështrim në raportet financiare të klubeve të futbollit në Europë në lidhje me përqindjen që zënë zërat si dita e ndeshjes, e drejta TV dhe komerciale në të ardhurat na rezulton si vijon: Dita e ndeshjes 18 % E drejta TV 45 % Komerciale 37 % Dita e ndeshjes Gjermania është vendi me shkallën më të lartë të okupimit të vendeve në stadium në Evropë me 92%, e ndjekur nga Anglia (91%), Holanda me (86%), Spanja (70,%) dhe Franca (70,13%). Italia vetëm me 50 %. Në studimin e kryer nga Universiteti i Bocones Itali me titull “Renia e Futbollit Profesionist në Itali” faktin e numrit të pakët në stadiumet e futbollit në Itali ja atribuon rasteve të dhunës në stadium. Një nga shkaqet kryesore ishte se faciliteti i stadiumeve është jashtë kohe dhe nuk të ofron asgjë përveç ndeshjes. Rastet shifrave të e numrit të lartë fansave në stadiumet e futbollit Gjerman dhe Anglez janë tregues se nëse investimet në stadiume ofrojnë shumë më shumë shërbime dhe jo vetëm ndeshje edhe numri i shikuesve ne stadium do te jete i lartë ku ne shikuesit hyjnë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes gjë e cila nuk ndodh shpesh në Itali. E drejta TV Siguron të ardhura për biznesin e futbollit nga shpërndarja dhe transmetimi TV, Radio, Internet i lojës së futbollit direkt, të ardhurat që merren në mënyrë indirekte përmes rritjes së ekspozimit globale për partnerët komerciale. E drejta Tv siguron pjesën më të madhe të të ardhurave. Për këtë arsye në momentin e dizajnit të stadiumit i kushtohet shumë rëndësi ofrimi i kushteve maksimale medias. Tv realizon përcjelljen e emocioneve të cilat krijohen ne stadium tek shikuesit ne TV por në radhë të parë siguron vizibilitetin me cilësinë më të lartë të markave të firmave në stadium por edhe të spoteve publicitare, të cilat shfaqen gjatë ndeshjes.

Komerciale Në të ardhurat e siguruara nga sektori komerciale bëjnë pjesë: sponsorizimi; shitjet me pakicë, merchandising, licencimi i veshje dhe produkteve; partnershipi me kompanitë telefonike mobile si dhe shumë forma të tjera partneriteti. Të tre sektorët të cilët krijojnë të ardhura për futbollin janë të ndërvarura dhe ndërlidhura me cilësinë dhe imazhin e produktit të futbollit. Nëse nuk do të këtë stadiume të cilat do të ofrojnë kushte perfekte për tregtimin e këtij produkti, futbolli do të jetë si një stol i cili mbështetet në tre këmbë dhe nëse njëra nga këmbët e stolit do të jetë e dobët dhe do të thyhet, biznesi i futbollit do të bjerë.

* Punonjës Shkencor në Institutin Kërkimor Shkencor të Sportit në Universitetin e Sporteve të Tiranës


Duke kontrolluar karten...