Futbolli i femrave / Shorti dhe kalendari i edicionit 2020-2021 - FSHF

Futbolli i femrave / Shorti dhe kalendari i edicionit 2020-2021

Sot në ambientet e “Air Albania Stadium” u hodh shorti i kampionatit kombëtar të futbollit të femrave për edicionin 2020-2021. Në shortin e drejtuar nga specialistët e Sektorit të Garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve dhe mediat, të cilëve i uruan suksese në këtë edicion të ri që është në prag.

Kampionati i futbollit të femrave ka pësuar disa ndryshime këtë edicion duke parë që marrin pjesë për herë të parë në histori skuadrat e Tiranës, Partizanit, Lushnjes dhe Skëndërbeu që është rikthyer në garë. Kampionati është i përbërë nga 12 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 22 ndeshje.

Java e parë do të luhet këtë fundjavë dhe këto janë çiftet:

AAS – Bilisht Sport
Tirana AS – Partizani
Juban Danja – Teuta
Lushnja – Vllaznia
Tirana – Kinostudio
Skëndërbeu – Apolonia

Kalendari i Femrave 2020-2021