Futbolli amator/ Shpallen fituesit e grupeve në kampionatin 9x9 - FSHF

Futbolli amator/ Shpallen fituesit e grupeve në kampionatin 9×9

Ky ka qenë një edicion futbollistik i mbushur me kampionate të ndryshme, ku një vëmendje të veçantë ka marrë pa diskutim edhe futbolli amator. Futbolli 9×9, i njohur ndryshe si “FSHF Sunday League” kan përfunduar tashmë fazën e parë, ku janë shpallur edhe kampionët respektivë në grupet A dhe B në Tiranë.

Kësisoj, kampionati 9×9 që zhvillohej në qytetin e Tiranës, i ndarë në dy grupe sheh si fitues në grupin A skuadrën e Novas, ndërsa në grupin B, fitues shihet të jetë skuadra e Prestige MFC.

Pas përfundimit të ndeshjeve në të dyja grupet pritet të nisë edhe faza play-off, ku 8 skuadra të grupit A dhe 8 skuadra të grupit B do të përballen me njëra-tjetrën, për të përcaktuar edhe kampionin e këtij edicioni.

Skuadrat që gjenden në vendet 9-12 të klasifikimit te grupi A do të përballen me vendet 9-12 të grupit B për Kupën “Oktapus”. Ndërsa, skuadrat e renditura në vendet 13-16 të grupit A do të luajnë ndaj ekipeve të vendeve 13-16 të grupit B, për të fituar Kupën “Digi Print”, teksa skuadrat e vendeve 17-18 në të dyja grupet do të luajnë për të fituar një kupë simbolike.

Sakaq, edhe në futbollin amator 5×5 ka përfunduar tashmë kampionati në qytetin e Shkodrës, ku fituese e grupit është shpallur skuadra e Air Albania, që përgjatë këtij edicioni ka ruajtur pozitat e kryesueses. Pritet që përgjatë kësaj javë të përcaktohen edhe fituesit e tjerë në qytetet ku zhvillohen kampionati i futbollit 5×5, që zhvillon edicionin e dytë të suksesshëm të tij.


Duke kontrolluar karten...