Futbolli 9x9 / Sind Al mposht pas penalltive Roamel, fiton Superkupën 2020-2021! - FSHF

Futbolli 9×9 / Sind Al mposht pas penalltive Roamel, fiton Superkupën 2020-2021!

Futbolli 9×9 ka përmbyllur mbrëmë një sezon të suksesshëm me finalen e Superkupës 2020-2021. Përballë në këtë duel u vunë kampionët e “Sunday League Albania” për sezonin 2020-2021, Roamel dhe fituesit e FSHF Cup, Sind Al.

Takimi i luajtur në kompleksin “Football Republic” ka qenë emocionues dhe mjaft i luftuar me rast për gol dhe futboll të bukur. Gjithsesi, koha e rregullt u mbyll pa gola, duke bërë që skuadrat t’u drejtoheshin penalltive për të shpallur fituesin.

Nga pika e bardhë më të saktë u tregun lojtarët e Sind Al, që arritën të triumfonin me rezultatin 3-1 dhe të bëhen kështu fituesit e parë të Superkupës së futbollit 9×9.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Abdyl Kuriu dhe përgjegjësi i futbollit 9×9 në Federatën e Futbollit, Jurgen Demneri, i dorëzuan trofeun ekipit të Sind Al në ceremoninë e organizuar në përfundim të finales dhe shpërndanë medaljet për finalistët.