Sot ne oren 12:00 ne stadiumin Besa te Kavajes, FSHF ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise, Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe Bashkine e Kavajes, organizuan finalen e Turneut te Futbollit mes nje seleksioni te burgjeve te Kavajes, Peqinit, Fushe Krujes dhe nje ekipi te perbere nga ish-lojtare te ekipit kombetar. Ky aktivitet ishte kurorezimi i te gjithe Turneut te Futbollit, organizuar me disa burgje. Ndeshja perfundoi 5-3 per ekipin e te denuarve, te cilet fituan edhe Kupen e medaljet e aktivitetit. Ato u dorezuan nga Presidenti i FSHF, Armand Duka, Ministri i Drejtesise, Nasip Naco dhe Kryetari i Bashkise se Kavajes Elvis Roshi.

















