Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, kompeticion që organizohet nga FSHF. Pas përballjeve të forta në këtë fazë, janë përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste që do të diskutojnë trofeun e këtij sezoni.
Në gjysmëfinalen e parë, ATS 5×5 dhe Sky MFC barazuan 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa fituesi u vendos nga goditjet e penalltive, ku ATS 5×5 triumfoi me rezultatin 6-5. Në gjysmëfinalen tjetër, Julton 5×5 siguroi kualifikimin për në finale pas një fitoreje bindëse 9-3 ndaj FJT Auto.
Pas këtyre rezultateve, finalja e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 do të luhet mes skuadrave ATS dhe Julton.
Rezultatet e gjysmëfinaleve:
ATS 5×5 – Sky MFC 1-1 (pen. 6-5)
Julton 5×5 – FJT Auto 9-3
Finalja:
ATS – Julton
Ndërkohë janë zhvilluar edhe ndeshjet e fazës së 1/8 në Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 për Kategorinë e Dytë, ku skuadrat pjesëmarrëse luftuan për një vend në çerekfinale.
Rezultatet e fazës 1/8, Kategoria e Dytë:
Barrikada A 5×5 – Shqiponjat 5×5 4-8
Artic 5×5 – AF Kashari 5×5 7-1
Pasticeri Nela – Raja System 2-5
Union Bank 5×5 – Allias 5×5 8-2
Al-Epidamn – KFC Iliria 1-11
FC Ferraj 5×5 – Ekipi SHPFA 5×5 3-0
FC Alpha – Auto Servis Tresa 6-3
Aleat – Piceri Haka 5×5 9-3
Pas përfundimit të kësaj faze janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni.
Çerekfinalet, Kategoria e Dytë:
FC Ferraj 5×5 – Shqiponjat 5×5
Raja System – Artic 5×5
FC Alpha – KFC Iliria
Union Bank 5×5 – Aleat
Skuadrat do të vijojnë garën për të siguruar një vend në fazat e mëtejshme të kampionatit, në një kompeticion që po ofron rivalitet dhe shumë gola në futbollin 5×5.

















