Sot orën 14.00, në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sektori i Garave në bashkëpunim me UEFAn, organizoi një seminar. Në të morën pjesë sekretarët dhe juristët e klubeve shqiptare të futbollit. Qëllimi i tij, ishte që të sqarojë sa më shumë klubet tona të futbollit, në lidhje me implementin e kërkesave minimale në kontratat e lojtareve, si dhe rregulloret e reja për marrëdhëniet klub-lojtar.
Të pranishëm nga ana e UEFAs ishin përfaqësuesit juridik Julien Zylberstein dhe Wil van Megen i Shoqatës Europiane dhe Diederik Dewaele i FIFPro. Seminari është përshëndetur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, i cili ka vlerësuar këtë aktivitet si mjaft të rëndësishëm për problematikën që merr parasysh dhe përpiqet të sqarojë.
“Specialistët e ardhur posaçërisht për këtë seminar, kanë sqaruar, të gjitha paqartësitë, që gjatë periudhës së aktivitetit, kanë shqetësuar. Veçanërisht marrëdhëniet mes klubeve shqiptare, sidomos në raport me futbollistët e huaj, kanë qenë një nga pikat më të rëndësishme të tij” – ka sqaruar për faqen zyrtare të FSHF, shefi i sektori të garave Lysjen Nurishmi.

















