FSHF: TRAJNERI I RI I KOMBËTARES ZGJIDHET BRENDA MUAJIT KORRIK! - FSHF

FSHF: TRAJNERI I RI I KOMBËTARES ZGJIDHET BRENDA MUAJIT KORRIK!

Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociiatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trainerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proçes që kërkon domosdoshmërisht kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me proçesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar.

Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.


Duke kontrolluar karten...