Eshte inauguruar sot, fusha e re e minifutbollit ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale, ne Fushe Kruje. Tashme, vuajtesit e denimit do te kene mundesine, qe nepermjet futbollit, te jene sa me te ingranuar dhe lehtesuar, ne periudhen e veshtire qe kalojne, gjate vuajtjes se denimit. Nje investim i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte shoqeruar nga nje ceremoni teper interesante dhe e vecante. Nje ekip te denuarsish nga institucioni, jane perballur me seleksionimin e ish-lojtareve te kombetares shqiptare: Vasillaq Zeri, Altin Lala,Sulejman Demollari, Altin Rraklli, Erion Bogdani,Redi Jupi, etj. Ky takim miqesor, eshte ndjekur nga dhjetra”banore” te ketij instituti. Ne fund, “vendasit” i munden kuqezinjte me penallti.
Ne kete ceremoni, te pranishem ishin Ministri i Drejtesise, Nasip Naco, Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka dhe perfaqesues te larte te Ministrise se Drejtesise, Drejtorise se Burgjeve dhe medias. “Ky, nuk eshte investim, qe ka lidhje me garen.Por padyshim, qe eshte nje vlere, qe i sherben integrimit te njerezve qe vuajne denimin, per te kapercyer nepermjet sportit, streset dhe halllet e tyre”-ka deklaruar, Duka. Per kete institucion , FSHF dhuroi nje sasi, baze materiale, qe do te perdoren nga institucioni, per aktivitete futbollistike.

















