Delegacioni më zyrtarët e larte të Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe Tifozët Kuq e Zi iu bashkuan komunitetit Arbëresh në Palermo, në një takim emocionues përpara sfidës kualifikuese per Boterorin “Rusi 2018” të Kombëtares me Italinë. Fjalën përshëndetëse në Horën e Shqiptarëve e mbajti presidenti i Rajonit të Siçilisë, Vito Skalia, ndërsa mes vështirësive për të ecur mes tifozëve që ende e kanë idhull, ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana iu bashkua të ftuarve speciale me pak çaste vonesë, por mes brohoritjeve. Në takimin emocionues, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kishte një falënderim special për komunitetin Arbëresh. Armand Duka u shpreh: “Realisht jam i emocionuar, sepse kur e sheh në televizion apo e lexon nëpër libra realitetin e një kombi që për më tepër se 500 vite kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën është ndryshe. Ju falenderoj në emër të të gjithë shqiptarëve që e keni ruajtur kulturën tonë edhe këtu në trojet italiane. Ishte dëshira e të gjithë ekipit të ishte sot këtu me ju, por duhet ti falni për arsyet sportive.” Në fundin e takimit, drejtuesi i futbollit shqiptar dhuroi disa fanella kuqezi me firmat e të gjithë futbollistëve, mes të cilave një prej organizatorët e takimit me komunitetin arbëresh dhe një për Shkollën e fëmijëve Arbereshë. Për nder të përfaqësuesve të futbollit shqiptar ishte përgatitur edhe një tortë me simbolet e shqipërisë dhe arbëreshëve me mbishkrimin “Mirë se na erdhët Kombëtarja e Shqipërisë, nga populli arbëreshë!”. Armand Duka: “Fakti që ndeshja jonë luhet në Palermo është pozitiv, sepse na dha mundësinë të shikonim këtë realitet. Aktiviteti i sotëm ishte vërtetë fantastik dhe besoj se e tillë do të jetë edhe ndeshja për këta njerëz. Jo vetëm në Europë, por Kombëtarja ndiqet kudo në botë nga shqiptarët që është kthyer në simbol dhe unë shpresoj që ekipi tua shpërblejë. Është rast i rallë, unikal në botë që një komunitet i transferuar më tepër se 500 vjet më parë, të flasë gjuhën dhe të ruajë kulturën e etërve të tyre.”

















