FSHF, takim me policinë e Shtetit - FSHF

FSHF, takim me policinë e Shtetit

Sot, në Federatën Shqiptare të Futbollit një grup ekspertësh të Policisë së Shtetit të kryesuar nga N/Drejtori i Përgjithshëm Altin Qato, kanë zhvilluar një konsultë pune së bashku me Sekretarin e Përgjitshëm Ilir Shulku. Në qendër të vëmendjes ka qenë plani i masave për përgatitjen sa më mirë të ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor në “Elbasan Arena”. Është diskutuar për detaje të sigurisë në stadium, probleme të shoqërimit të skuadrave të trafikut, apo të pikave të kontrollit dhe shumë detaje të tjera për të cilat po përgatitet një plan i gjerë masash. Policia e Shtetit është informuar nga FSHF për planin e lëvizjes së skuadrave, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të UEFA-s. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka patur informacione për tentativa të individëve të veçantë, për të ndërruar emrat në bileta. FSHF, i ka vënë në dispozicion Policisë së Shtetit database me të gjithë emrat e personave që janë pajisur me biletë. Kështu që ajo, nuk do të lejojë asnjë person, që nuk e ka emrin të regjitstruar në listën fillestare. Kështu që çdo tentativë për të hyrë në stadium, me këto mënyra do të jetë një përpjekje e kotë.

Një takim tjetër, me përfaqësues të të dy institucioneve, është lënë ditën e hënë, për të kryer edhe rakordimet e fundit, përpara ndeshjes.


Duke kontrolluar karten...