FSHF Sunday League/ Nisin nga sot ndeshjet çerekfinale për kampionin e sezonit të tretë - FSHF

FSHF Sunday League/ Nisin nga sot ndeshjet çerekfinale për kampionin e sezonit të tretë

Një tjetër edicion i suksesshëm i FSHF Sunday League, kampionatit të futbollit amator 9×9 që organizohet nga FSHF po ul siparin, teksa në javën që lamë pas u dorëzuan edhe kupat respektive të kampionatit.

Fillimisht ishte FB Passion Club që u kurorëzua me Kupën e Mirënjohjes pasi mundi Elson me shifrat 2-1.

Sakaq, fitues i Kupës tjetër të Digi Print për këtë edicion është skuadra e CCBS, teksa triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Tepelenës.

Confucius FC është fitues i Kupës “Security Octapus”, pas rezultatit pozitiv që mori në sfidën ndaj M&D, duke i mundur me shifrat 2-1.

Ndërkaq, nga dita e sotme do të nisin të luhen edhe ndeshjet e fazës çerekfinale të këtij edicioni të gjatë e të bukur të këtij kampionati, për të përcaktuar kampionin e edicionit 2021-2022. 8 skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale janë: Prestige, Octapus Security, Roamel, Nova, Digi Print, Dajti, Al-Ar e Vila L. Ndërsa, sipas skemës së përcaktuar, përballjet çerekfinale janë si më poshtë:

Prestige – Oktapus Security

Roamel – Nova

Digi Print – Dajti

Al-Ar – Vila L

Ndeshja finale e këtij sezoni të tretë do të zhvillohet në muajin maj në stadiumin “Selman Stërmasi”