FSHF Sunday League/ Caktohen finalet për kupat “Digi Print” e “Security Octapus”. FB Passion fiton “Kupën e Mirënjohjes” - FSHF

FSHF Sunday League/ Caktohen finalet për kupat “Digi Print” e “Security Octapus”. FB Passion fiton “Kupën e Mirënjohjes”

Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit FSHF Sunday League, ku u përcaktuan fituesit përkatës të grupeve A dhe B në kryeqytet, skuadrat i janë drejtuar fazës tjetër, ku janë përcaktuar tashmë 8 ekipet çerekfinaliste që do të përballen për të nxjerrë në fund kampionin e këtij edicioni, që do të marrë në duar kupën e FSHF.

Ndërkaq, përgjatë kësaj jave janë zhvilluar sfidat e tjera për tre kupat e tjera që jepen në kuadër të pjesëmarrjes në këtë kampionat. Kësisoj, për vendet e renditura në pozicionet 9-12 në secilin grup, do të jepet kupa “Digi Print” dhe pas ndeshjeve të zhvilluara javën e kaluar ku në gjysmëfinale kaluan Eco Empire, CCBS, Enterprise dhe Domosdova, këtë javë janë përcaktuar dy finalistët e këtij edicioni. CCBS – Domosdova do të jetë finalja e madhe e kupës së “Digi Print’’, me skuadrën e CCBS që mundi Eco Empire me shifrat 2-4 dhe Domosdova që triumfoi ndaj Enterprise me rezultatin 3-1.

Finalja e “Digi Print” Cup: CCBS – DOMOSDOVA

 

Një tjetër çift finalist është përcaktuar sërish këtë javë, që do të luajë për kupën “Security Octapus Cup”. Finalja do të diskutohet mes skuadrës së Confucius, që kaloi me sukses Futura Dent, pasi e mposhti me shifrat 2-1 dhe MD, që mundi me tripletë Milanin.

Finalja e “Security Octapus” Cup: CONFUCIUS – MD

 

FSHF Sunday League ka dashur të falënderojë e t’i jetë mirënjohëse çdo ekipi pjesëmarrës në kampionat, e për këtë arsye, edhe mes vendeve të fundit të çdo grupi ka pasur garë për “Kupën e Mirënjohjes”. Kjo kupë mban emrin e FB Passion për këtë edicion, pasi mundi skuadrën e Elso-s me shifrat 1-2.


Duke kontrolluar karten...