“FSHF Sunday League Albania”, starton të hënën sezoni i ri i kampionatit 9x9 - FSHF

“FSHF Sunday League Albania”, starton të hënën sezoni i ri i kampionatit 9×9

Do të nisë të hënën kampionati i futbollit “FSHF Sunday League Albania”, me ndeshjet e javës së parë në Grupin A dhe B në zonën e Tiranës.

Në këtë edicion të tretë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 35 skuadra, të ndara në grupet A dhe B, ku njëri grup do të ketë në përbërjen e tij 18 skuadra ndërsa grupi tjetër do të përbëhet nga 17 skuadra. Bëhet fjalë për një kampionat të futbollit amator, teksa mosha minimale e lejuar është 20 vjeç. Skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e grupeve me sfidë teke, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe faza play-off me eliminim direkt.

“FSHF Sunday League Albania” ka tërhequr mjaft interes kohët e fundit, duke bërë që të ketë kërkesa të shumta për pjesëmarrje dhe duke rritur ndjeshëm numrin e futbollistëve dhe skuadrave. Fillimisht do të nisë sezoni me zonën e Tiranës, ku të hënën do të luhen 9 ndeshje në Grupin A dhe 8 ndeshje në Grupin B dhe në vazhdim ky kampionat do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Gjithashtu, këtë edicion do të zhvillohet sërish “FSHF Cup” me pjesëmarrjen e skuadrave që marrin pjesë në ligën amatore të futbollit e ku sfidat do të luhen me eliminim direkt.

Më poshtë edhe ndeshjet e javës së parë të “FSHF Sunday League Albania”.

 

GRUPI A

Java 1 / 27.09.2021

ROAMEL – LEV TECH

Futura Dent – JU AR PLAST

NOVA – MILAN MFC

Al Ar – CARTER

PRIMO MFC – ECO EMPIRE

RAIFFEISEN BANK – DIGI PRINT FC

FC Dussel – Barrikada

Enco Al – ELSO

HOMELAND PATRIOTS – FB PASSION

GRUPI B

Java 1 / 27.09.2021

 

Pastaria – ROYALS

PRESTIGE MFC TEAM – TIRONA REPUBLIC

SECURITY OKTAPUS – FORZA 1

Friends Team – DAJTI

MD – COCA COLA TEPELENA

FC Confucius – JATA MARKET

VILA L – DOMOSDOVA MFC

ENTERPRISE MFC – ATS