FSHF rinovon brand-in - FSHF

FSHF rinovon brand-in

 

Te dashur miq, kemi kenaqesine te inaugurojme nje simbol te ri i cili shpresojme qe t’ju pelqeje dhe te perfaqesoje denjesisht edhe ne syte tuaj Institucionin tone: eshte logoja e re e Federates Shqiptare te Futbollit. Qe prej 1999 FSHF gezon statutin “Organizate Jofitimprurese” (OJF). Qellimi i vetem i punes sone eshte ai i administrimit, zhvillimit dhe promovimit te futbollit ne te gjitha nivelet. Ky eshte nje rol qe na ben ne krenare por qe njekohesisht na ngarkon me pergjegjesi te madhe. Pergjegjesi qe ne punen tone mbeshtetet ne vlerat e transparences, ndershmerise dhe profesionalizmit. Ne perpiqemi cdo dite te komunikojme pasionin tone per futbollin dhe te inkurajojme barazine, tolerancen dhe bashkepunimin. Dedikimi yne eshte total kundrejt te gjithe grupeve te interesit si Klubet e futbollit, Fansat e shumte, Sponsoret, Partneret tane, media, etj.

Pervec punes sone ne investime, infrastruktura dhe formim te vazhdueshem te burimeve njerezore te  futbollit ne punojme gjithashtu  edhe per te permiresuar imazhin tone dhe perceptimin e publikut dhe grupimeve te interesit mbi profilin e institucionit ne nje nivel profesional. Vizioni yne eshte te jemi organizata ose “Marka” me aktive ne tregun sportiv shqiptar. Kjo ishte edhe pikenisja jone per nje brand te ri. Ne jemi krenare qe Ekipet tona Kombetare veshin fanellat me simbolet tona kombetare ne zemer, por menduam qe per te njejtet elemente mund te gjenim nje menyre me terheqese dhe me te vecante per institucionin tone. Nderkohe qe bota e marketingut eshte nje bote ne evolucion te vazhdueshem, ndermorem edhe ne sfiden qe te ecim ne nje hap me kohen tone sipas kerkesave te nje tregu gjithmone e me kerkues. Puna per nje rinovim te brandit te FSHF-se dhe elementit te saj qendror, Logos se institucionit u bazua dhe u udhehoq nga nevoja per te pasqyruar dhe transmetuar me mire hapjen dhe transparencen e institucionit, pasionin tone dhe punen e veshtire, besueshmerine, meritokracine si dhe dinamizmin dhe modernitetin e nje organizate qe eshte e orientuar profesionalisht dhe kulturalisht drejt te ardhmes dhe progresit.

BRAND IDENTITY:

Elementi qendror I identitetit te ri visual eshte mburoja si element I marre nga heraldika shqiptare, e cila na jep idene e mbeshtetjes ne tradita te vjetra kombetare. Ne nje sfond te kuq i cili simbolizon flamurin tone kombetar kemi te paraqitur nje top futbolli ne levizje se bashku me nje shqiponje te zeze me dy koke te stilizuar. Ne krye eshte vendosur akronimi i institucionit “FSHF” dhe viti i themelimit 1930. Kombinimi i te gjithe ketyre elementeve transmeton nje ndjenje trashegimie, krenarie dhe indentiteti kombetar te cilat jane edhe zemra e Futbollit Shqiptar.


Duke kontrolluar karten...