FSHF respekton Pertef Rusin - FSHF

FSHF respekton Pertef Rusin

Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar mjekun e mirënjohur sportiv Pertef Rusi, me rastin e 70-vjetorit të lindjes.
Në një ambjent festiv, mes miqsh dhe familjarësh mjeku i njohur sportiv, ka festuar ditëlindjen në hotel “Mondial” ne Tiranë. Pjesëmarrës kanë qenë familjare, miq dhe dashamirës nga bota e futbollit. Doktor Pertefi, ish-mjeku i ekipeve kombëtare dhe shumë klubeve shqiptare, ndër dhuratave të tjera, ka marrë pllakatën “Mirënjohje” nga FSHF. Në emër të Presidentit Armand Duka dhe FSHF, ai është vlerësuar për kontributin e tij në fushën e mjeksisë sportive. Anëtari i KE Vasil Bici, ka dorëzuar titullin me këtë motivacion: “Për kontributin e gjatë dhe të vyer, në fushën e mjeksisë sportive. Prej shumë vitesh ka qëndruar pranë ekipeve kombëtare dhe klubeve të futbollit, duke qenë gjithmonë një suport i rëndësishmëm për ta. Për këtë kontribut, do të mbetet i vlerësuar nga komuniteti i futbollit.”