Në vijim të grumbullimit të ekipeve kombëtare, Zyra e PR do të realizojë të shtunën dhe të hënën tre konferencat per shtyp, me tre traineret e ekipeve kombetare, respektivisht U-17, U-19 dhe U-19 femra për efekt të grumbullimeve të radhës që kanë. Përpara nisjes së skuadrës përfaqësuese U-17 për turneun e Qipros Uefa-Devolepment, traineri i ekipit kombetar U-17 Xhemal Mustedanagiç do të dalë në një konferencë për shtyp, ditën e shtunë, datë 22 prill ora 10.30 në selinë e FSHF-së. Ndërsa ditën e hënë po në selinë e FSHF-së, në sallën e Konferencave për shtyp do të ketë dy dalje të tjera publike:
Traineri i ekipit kombetar U-19, Erion Bogdani –
të hënën, ora 11.00 (ne FSHF)
Traineri i ekipit kombetar U-19 femra, Nevil Dede –
të hënën ora 11.30 (ne FSHF).

















